Politike

Basha nis turin nga Jugu i Shqipërisë! Pritet nga qindra qytetarë në Sarandë, thirrje socialistëve: Votoni PD, nuk ka ndry

17 Prill 2021, 07:25 Nga DOSJA
Basha nis turin nga Jugu i Shqipërisë! Pritet nga qindra qytetarë

SARANDË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur sot fushatën elektorale nga Jugu i Shqipërisë, ku  teksa ndalur në Sarandë është pritur nga qindra qytetarë.

Basha iu bëri thirrje socialistëve që të bashkohen më 25 prill për ndryshim. Sipas tij, edhe Rama e ka kuptuar dështimin, ndaj edhe kërkon bashkëpunim me opozitën, pasi koha e tij ka mbaruar.


Dua ta ndaj me ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës, 300 ditë diell nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës do të sjellin 300 ditë prosperitet dhe mirëqenie. Dhe këto re dhe disa pika shiu, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre të rriten. Nga Saranda në Tropojë, e ndjej entuziazmin tuaj. E kanë lënë Sarandës në vend numëro, siç kanë lënë Shqipërinë. Siç kanë lënë familjet shqiptare. 8 vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuaj. Kërkon dhe 4 vite të tjera, kudo ku shkon. Nuk do t’ia hapim derën dështimit, më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin. E prek këtë ndryshime dhe tek spcialistë.t tek ata që vijnë në takime tona. Tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur derën e tyre. Ju them; ky është vendi ynë. Ne kemi ndarë të njëjtat zgjidhje. Ndaj mirë se vini vëllezër dhe motra socialiste, bashkohuni me ndryshimin. Qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari. Edhe Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Ndaj kërkon që të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është; jo. Koha jote ka mbaruar”, tha Basha.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne sarande zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha ne sarande zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 17 Prill 2021, 06:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me fjalë mbrëmjen e djeshme me gazetaren Pranvera Borakaj, gjatë një intervistë teksa flitej për zgjedhjet e 25 p...