Politike

Rama harron integrimin në BE: Me këto punë që po bëjmë, do kthejmë Shqipërinë Europë këtu

16 Prill 2021, 21:33 Nga DOSJA
Rama harron integrimin në BE: Me këto punë që po

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është zotuar se Shqipëria nuk do të ketë nevojë që integrohet në Bashkimin Europian, pasi vendi do të bëhet si Europa.

Në një intervistë për emisionin “ZGJEDHJE 2021 në V+”, Rama tha se prandaj qeveria e tij po punon, ndërsa shtoi se nuk po lufton më për integrimin e vendit. 

“Unë e thashë kur isha si Luli, që do e fus Shqipërinë në BE. Mësova rrugës që nuk varet me çfarë bën ti. Kështu që BE është konsensus politik. BE si proces formal nuk është në dorën tonë. Është e kuptueshme. Në fillim bëja boks, ta them unë. Marr kalendarin e zgjedhjeve në Europë dhe them. Po të shohësh procesin zgjedhjet në Holandë mbaruan. Punë e madhe kjo! Ne nuk mbetemi asgjëkundi. Me këto punë që po bëjmë do ta bëjmë Shqipërinë Europë këtu. Nuk shqetëson njeri afërsia ime me Erdogan. Edhe sikur nuk shqetësohem unë…Është partner strategjik i Shqipërisë. Bullgaria bllokoi Maqedoninë. Për interesat e veta. Do ta shohim si do ndodhi,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be edi rama integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll