Politike

Kosova ndahet, krijohet Shqipëria dhe Serbia e Madhe, Rama e pranon: E kam parë hartën, nuk kam asnjë koment (“Komplot

16 Prill 2021, 21:37 Nga DOSJA
Kosova ndahet, krijohet Shqipëria dhe Serbia e Madhe, Rama e pranon: E kam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pohuar ekzistencën e një harte që reflekton ndryshimin e kufijëve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

I ftuar në emisionin “ZGJEDHJE 2021 në V+”, Rama tha se hartën e ka parë edhe më parë pasi ia kishte treguar homologu slloven, Janez Jansa.

E kam biseduar kohë më parë. E kam parë edhe këtë dokument që ka dalë. Nuk kam asnjë koment,”-tha Rama.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Dokumenti u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. Nga mediat u raportua se harta e ndryshuar e Ballkanit iu dërgua kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Por Jansa e mohoi, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon kërkoi kujdes me deklarata të tilla, duke ngitur shqetësimin për nisjen e një lufte mes vendeve.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama letra per kufijte e janez jansa edi rama letra per kufijte e janez jansa

Sondazh

Poll