Aktualitet

Tritol banesës/ Rrëfehet Shpëtim Ndreca: Shkak profesioni i vëllait ish-gjyqtari, e kishin planifikuar, mesazh që “sh

16 Prill 2021, 19:15 Nga DOSJA
Tritol banesës/ Rrëfehet Shpëtim Ndreca: Shkak profesioni i

MAMURRAS– Shpëtim Ndreca pretendon se sasia prej rreth 300 gramë tritol që shpërtheu ishte mesazh për të vëllain, ish-gjyqtar të Krimeve të Rënda. Në një intervistë për “Top Channel”, Ndreca tregoi dëmet që ishin shkaktuar në banesë nga shpërthimi i ndodhur, duke i dëmtuar edhe kollonat e banesës. 

Shpëtim Ndreca tregoi se dyshonte se gjithçka ka qenë e organizuar, pasi dritat në zonë ikën për rreth 1 orë, dhe pas rikthimit të tyre ndodhi edhe shpërthimi i lëndës plasëse. 

“S’ka njeri që të më ketë çuar një fjalë apo të kemi ndonjë konflik. Përveç detyrës së vëllait që ka punuar në Gjykayën e SPAK. Kam dyshim se mund të jetë sinjal paralajmërues. Është shpërthim për të frikësuar njerëzit, për t’u thënë “shih ça bëjmë ne”. Kanë fikur dritat për 1 orë. Shpërthimi ka ndodhur 3 minita pasi kanë ardhur dritat,”-tha Ndreca. 

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bib ndreca shpëtim ndreca bib ndreca shpëtim ndreca

Sondazh

Poll