Aktualitet

Tritol në banesën e biznesmenit në Mamurras! Shpëtim Ndreca, pronar i një fabrike mielli, ka vëllain ish-gjyqtar tek Krime

16 Prill 2021, 06:46 Nga DOSJA
Tritol në banesën e biznesmenit në Mamurras! Shpëtim Ndreca,

KURBIN– Një sasi e vogël tritoli tronditi mbrëmjen e djeshme qytezën e Mamurrasit! Në derën e banesës së Shpëtim Ndrecës, një person i paidentifikuar ka lënë “mesazhin” por pa shkaktuar dëme në njerëz. Dosja.al ka zbuluar se Ndreca është pronar i një fabrike mielli, më konkretisht aksioner dhe administrator i kompanisë “NDRECA – SH & P” SHPK”.

Por nuk ka qenë i vetëm! Aksioner në kompani më herë ka qenë edhe vëllai i tij, ish-gjyqtari i Krimeve të Rënda, Bib Ndreca. Ky i fundit është larguar nga sistemi i Drejtësisë që prej shkurtit të vitit 2021, pasi u shkarkua nga procesi i Vetingut.

Deri më tani, Policia dhe Prokuroria e Kurbinit kanë nisur hetimet në disa pista, njëra lidhet me aktivitetin e Ndrecës si biznesmen dhe tek e kaluara e tij në Gjermani, edhe pse nuk rezulton me precedentë penal.

Ndërsa nuk përjashtohet një hakmarrje e mundshme në emër të vëllait të tij ish-gjyqtar. Po ashtu Ndreca, së fundmi është divorcuar edhe nga bashkëshortja e tij, ndaj po hetohet edhe për konflikte familjare.

Për të zbardhur ngjarjen janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të vendosjes së tritolit. Ndërkohë që vetë Ndreca nuk është shprehur publikisht se ku dyshon për vendosjen e lëndës plasëse në banesën e tij.

(k.m/A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni shpëtim ndreca shpëtim ndreca tritol ne mamurras biznesmeni shpëtim ndreca shpëtim ndreca tritol ne mamurras

Sondazh

Poll