Bota

“Situata është shumë serioze”/ Merkel mbi pandeminë: Duhet të marrim menjëherë masa

16 Prill 2021, 12:09 Nga DOSJA
“Situata është shumë serioze”/ Merkel mbi

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar ditën e sotme që të përshpejtohet aprovimi i ligjit, i cili mund t’i lejojë asaj që të marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Expressandstar shkruan se sipas Merkel, situata është shumë e rëndë dhe se për këtë arsye, duhen ndërmarrë masa më të rrepta, por pa u aprovuar ligji nga Bungestangu, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Në fjalën e saj për mediat, Merkel kërkon përshpjetimin e miratimit të këtij ligji nga parlamenti gjerman dhe shton se situata duhet marrë seriozisht. 

“Për fat të keq, më duhet ta them sërish: situata është shumë serioze, shumë serioze dhe ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht. Kujdesi intensiv shëndetësor po çon thirrje pas thirrjesh për ne, kush jemi ne t’i injorojmë këto thirrje?”- tha Merkel.

Disa ditë më parë Merkel i ka kërkuar Bundestagut që të aprovojnë një ligj, ku asaj t’i lejohen të marrë masa te rrepta anti-Covid në të gjithë vendin, në mënyrë që të parandalojë valën e tretë të Covid.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 3,095,016 persona me Covid në Gjermani, ndërsa 80,141 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel covid në gjermani angela merkel covid në gjermani

Sondazh

Poll