Bota

Rikuperohet nga pandemia! Kina rrit ekonominë në nivele rekorde në tre-mujorin e parë të vitit

16 Prill 2021, 10:37 Nga DOSJA
Rikuperohet nga pandemia! Kina rrit ekonominë në nivele rekorde

KINË– Edhe pse ishte vendi i parë në botë që mori goditje të fuqishme nga pandemia, Kina karritur rikuperimin në nivele rekorde.

Ekonomia e Kinës u rrit për 18.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shkruan The Wall Street Journal.

Megjithatë, sipas ekspertëve shifra është më poshtë se pritjet e ekonomistëve për 19 për qind rritje.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës është tkurrur për 6.8 për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga sëmundja COVID-19.

Ekonomia kombëtare bëri një start të mirë”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, e cila publikoi të premten të dhënat e çerekut të parë.

Kina ishte vendi i parë që u godit nga pandemia në fund të dhjetorit të 2019-tës, ku shumë vende të saj u futën në izolim total, duke pësuar rënie rekorde ekonomie, por mesa duket, ka arritur të rikuperohet shpejt.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ekonomia e kines ekonomia e kines

Sondazh

Poll