Bota

Aleatët e Kritikut të Kremlinit i bëjnë kërkesë BE-së: Bëjini presion Rusisë që të lejojë Navalny të marrë mjekim

16 Prill 2021, 11:07 Nga DOSJA
Aleatët e Kritikut të Kremlinit i bëjnë kërkesë

RUSI- Aleatët e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny i kanë dërguar letër Bashkimit Evropian që t’i bëjnë presion Moskës për t’i lejuar që ky i fundit të marr mjekim shëndetësor. Reuters shkruan se dy aleatë të Navalny, Vladimir Ashurkov dhe Leonid Volkov, u shkruan 27 ministrave të BE-së për t’i nxitur ata të diskutojnë mbi shëndetin e Navalny në takimin e tyre të ardhshëm të hënën.

Letra ngriti shqetësime të ngjashme shëndetësore me ato që u shprehën nga gruaja e Navalny, Yulia, e cila tha pasi e vizitoi atë në burg se ai kishte vështirësi në të folur dhe kishte humbur më shumë peshë.

“Aleksei duhet të pranohet menjëherë kërkesa e tij e ligjshme për një mjek të zgjedhur prej tij. Shëndeti i Alekseit po përkeqësohet në mënyrë të vazhdueshme. Ai tani ndjen mpirje jo vetëm në të dy këmbët, por edhe në dorën e majtë, së bashku me dhimbjen në shpinë dhe dëmtimin e muskujve. Aleksei gjithashtu vuan nga një ethe dhe një kollë e rëndë. Disa të burgosur në njësinë e tij të kolonisë penale janë diagnostikuar kohët e fundit me tuberkuloz,” tha ai.

Navalny pas helmimit në ushqim, dhe shërimit në Gjermani u transportua në Rusi ku u përball me akuzat e pastrimit të parave, që rëndonin mbi të, që nga viti 2014. Ai u burgos për 3 vite e 6 muaj, dhe ka ende 2 vite e 6 muaj burg për të bërë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny leonid volkov vladimir ashurkov alexei navalny leonid volkov vladimir ashurkov

Sondazh

Poll