Bota

“Shkaktojnë rreziqe të rënda”, Turqia ndalon pagesat me kriptovaluta

16 Prill 2021, 11:30 Nga DOSJA
“Shkaktojnë rreziqe të rënda”, Turqia ndalon pagesat

TURQI– Banka Qendrore e Turqisë po ndalon përdorimin e kriptovalutave, të tilla si Bitcoin, për pagesat për mallra dhe shërbime.

Vendimi i kësaj banke u bë publik të premten, më 16 prill, teksa shumë qytetarë në Turqi po përdorin kriptovalutat për të mbrojtur kursimet e tyre nga rritja e inflacionit dhe rënia e vlerës së lirës turke.

Në deklaratë, banka tha se transaksionet që bëhen përmes përdorimit të kriptovalutave paraqesin rreziqe të “parevokueshme”.

Kriptovalutat “nuk janë subjekt i ndonjë mekanizmi rregullues e mbikëqyrës të ndonjë autoriteti rregullator të vendit. Vlerat në treg të këtyre monedhave mund të jenë të paqëndrueshme”, tha Banka Qendrore turke.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 30 prill, tha Banka Qendrore e Turqisë.

Marrë nga REL

(kel.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni banka e turqise kriptovalutat banka e turqise kriptovalutat

Sondazh

Poll