Bota

1 vit para zgjedhjeve në Francë, sondazhet nxjerrin fitues sërish Macron, 45% e njerëzve simpatizojnë atë

16 Prill 2021, 09:55 Nga DOSJA
1 vit para zgjedhjeve në Francë, sondazhet nxjerrin fitues sërish

FRANCË- Në 12 muaj para zgjedhjeve në Francë qëndra e sondazheve IFOP ka bërë një parashikim se si do të jetë situata në zgjedhje. Euronews shkruan se 12 muaj para raundit të parë të votimit 35% e njerëzve thonë se i bësojnë qeverisë së tanishme dhe 45% kanë në plan të votojnë Emmanuel Macron.

Më poshtë do të gjeni të gjithë kandidatët e mundshëm që mund të zvendësojnë Presidentin e tanishëm të Francës.

Marine Le Pen, Rally National (RN)

Politikania i ekstremit të djathtë le të shpresojë se është hera e tretë me fat pasi ka ajo kandiduar edhe në vitin 2012 dhe 2017. Sondazhi i fundit i IFOP mbi synimet e votimit aktualisht i jep asaj 28 përqind të votave në raundin e parë.

Xavier Bertrand

Bertrand, është i vetmi kandidat tjetër i besueshëm i krahut të djathtë që ka njoftuar kandidaturën e tij. Ai dikur i përkiste partisë kryesore të djathtë Les Republicains (LR) por u largua pas zgjedhjeve të 2017. Sipas sondazhit të parë ai merr 14 % të votave në Francë.

Jean-Luc Mélenchon, La France Insoumise (LFI)

Politikani i majtë populist ka njoftuar gjithashtu kandidaturën e tij për vitin e ardhshëm. Në zgjedhjet e fundit presidenciale, ai doli i katërti duke siguruar 19.5 përqind të votave. Tani për tani, sondazhi i IFOP e vlerëson atë me 10 përqind të qëllimeve të votimit në raundin e parë.

Anne Hidalgo, Partia Socialiste (PS)

Hidalgo është kryebashkiaku aktual i Parisit dhe është i vetmi nga katër të përmendurit këtu që nuk ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e saj. Sondazhi i IFOP e vlerëson atë me 8 përqind të qëllimeve të votimit në raundin e parë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anne hidalgo jean-luc mélenchon marine le pen xavier bertrand anne hidalgo jean-luc mélenchon marine le pen xavier bertrand

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2021, 08:02

Sulmi me armë në SHBA, policia konfirmon 8 viktima

SHBA– Tetë viktima janë konfirmuar nga të shtënat me armë në një pikë postare në Indianapolis FedEx, mbrëmjen e së enjtes.Lajmin e konfirmoi për CNN zëdhënësi i...