Aktualitet

Prokuroria kërkon 6 vite për Vladimir Gjutën! Akuzohet për goditje ndaj gardianëve të burgut, ngrihet një tjetër akuzë

16 Prill 2021, 10:03 Nga DOSJA
Prokuroria kërkon 6 vite për Vladimir Gjutën! Akuzohet për

TIRANË– Prokruoria e Tiranës ka kërkuar 6 vite burg për Vladimir Gjutën. Ai akuzohet për “goditje dhe kanosjes për shkak të detyrës” në lidhje me një episod të prillit 2020 ku u konfliktua me gardianët e burgut.

Gjuta u arrestua më 10 shkurt 2020 pasi u kap me armë pranë selisë së PS, me rreth 180 mijë euro me vete dhe me një pistoletë me fishekë në gojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Arrestimi i 40-vjeçarit erdhi 5 ditë nga lirimi prej burgut, pas arrestimit të tij më 22 janar. Gjuta qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur por u la i lirë pasi i afërmi i tij e tërhoqi denoncimin.

Më herët, Gjuta është akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 09:05

TIRANË– Drejtuesit e Lapsi.al Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë thirrur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar në lidhje me databazën e PS-së me të dhë...