Politike

Voltana Ademi i kundërpërgjigjet Ramës: Po, ti je komunist, e demonstrove sot para Shkodrës

15 Prill 2021, 18:09 Nga DOSJA
Voltana Ademi i kundërpërgjigjet Ramës: Po, ti je komunist, e

SHKODËR– Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi i është kundërpërgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj saj, duke e akuzuar është komunist. Me anë të një statusi në Facebook, Ademi shkruan se Rama nuk mund të implementojë diversion në Shkodër, ndërsa shtoi se më kot lodhet të gjejë lidhje me qytetin.

“Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela! Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot atë para Shkodrës, e cila të njeh dhe ta ka dhënë përgjigjen ashtu siç e ke merituar! Po, ne jemi antikomunistë! Kemi qenë e do të jemi sepse kemi lindur të lirë dhe kështu do të qendrojmë!,”-tha Kryemadhi.

POSTIMI I PLOTË:

Apologjia e humbjes e një individi të pashpresë! Pas 8 viteve persekutim të Shkodrës, pranuar edhe me gojën e tij, nuk e kupton akoma pse nuk e duan shkodranët, pse nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë jo vetëm me #25Prill por asnjëherë! Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela! Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot atë para Shkodrës, e cila të njeh dhe ta ka dhënë përgjigjen ashtu siç e ke merituar! Po, ne jemi antikomunistë! Kemi qenë e do të jemi sepse kemi lindur të lirë dhe kështu do të qendrojmë! Diversionet e ulta në Shkodër, fryma e përçarjes që kërkon të mbjellësh do të jetë fillimi i ndëshkimit tënd nga shkodranët e shqiptarët me #25Prill. Për 45 vite i rezistuam diktatorit komunist dhe për 10 ditë, do të bëjmë të dorëzohet edhe Edveri! Ti as nuk e ke njohur e nuk do ta njohësh kurrrë Shkodrën. Ti nuk e ke vlerësuar dhe nuk mund ta vlerësosh kurrë atë, edhe pse rrekesh të gjesh lidhje në këtë qytet. Duke i përmendur, vetëm i ndot ata, kontributin dhe kujtimin e tyre në këtë qytet. Ora jote po pushon, po ndalet! Pas 10 ditëve ti do të jesh thjesht një pensionist në politikë. Nga Shkodra do të vijë humbja që e ke merituar si askush tjetër në këtë vend!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder voltana ademi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder voltana ademi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll