Politike

Rama “ekspozon” Tom Doshin? Kryeministri: Jam dakord me Yuri Kim, blerja e votës plagë të madhe në Shkodër

15 Prill 2021, 17:25 Nga DOSJA
Rama “ekspozon” Tom Doshin? Kryeministri: Jam dakord me Yuri Kim,

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një mesazh të fortë nga Shkodra, ku edhe ka adresuar vjedhjen e votës. Gjatë një aktiviteti politik në Shkodër, Rama tha se në këtë qytet shit-blerja ishte një plagë e madhe për shoqërinë. Ndërsa shtoi se në këtë pikë binte dakord edhe me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.


Meqë fola për qeverinë amerikane dua të them që unë jam shumë dakord qoftë me përfaqësuesen e me gjithë grupin e Kishës që adresuan një plagë të madhe në Shkodër. Shitjen dhe blerjen e votës. Jam shumë dakord që të shesësh votën është mëkat, edhe ta blesh. Jam po kaq dakord që këto zgjedhje, njerëzit të mendojnë çfarë vote do jap unë për fëmijët e mi sepse ata nuk votojnë,”-tha Rama.

Por i vetmi person që ambasadorja Kim ka përmendur kësaj kohë është kandidati për deputet Tom Doshi, i cili ka garuar në qarkun e Shkodrës. Edhe pse Rama nuk e ka përmendur me emër, Kim është shprehur gjithmonë qartë për figurën e tij.

LAJMI KRYESOR: Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës, në Shkodër përmend komunizmin: PD është mallkimi i Enver Hoxhës për ju. Sulm ndaj Tom Doshit, kryeministri: Dakord me ambasadoren amerikane

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 16:32

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj Partisë Demokratike gjatë një aktiviteti politik në Shkodër. Në fjalën e tij, Rama tha se në Shkodër qa...