Politike

‘Basha, herë si Spiderman, herë si Barbie’/ Rama: Nga kurdisja Voltana do bëhet si Ertugruli

15 Prill 2021, 17:27 Nga DOSJA
‘Basha, herë si Spiderman, herë si Barbie’/ Rama: Nga

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat ndaj kundërshtarëve të opozitës, duke zbuluar edhe një detaj për veten. Mesa duket Rama ka nisur që të shohë telenovela turke, pasi nga Shkodra tha se nëse kryebashkiakja Voltana Ademi do të kurdisej, do bëhej si Ertugruli.


Basha herë kurdiset si Spiderman, herë si Barbie. Është kukull me bateri. Ia karikojnë Saliu me Ilirin. Po ia hoqe karikuesin është si telefon Nokia që nuk hapet më sot. Pse lider është ai? Forcë karakteri është ky? Sigurisht që nuk e zgjedhim ne kë kurdisin ata. Nesër do marrin Voltanën. Të habiteni kur nga kurdisja Voltana të bëhet si Ertugruli. A si e ka ai. Këta përputhen sipas kërkesave të partisë,”-tha Rama.

P.S.: Erthogrul Gaziu ose Ertugruli ishte kryeparë i një fisi me prejardhje turkmene, përndryshe i ati i Osmani I-rë, themeluesit të Perandorisë Osmane.

LAJMI KRYESOR: Rama ndryshon version nga Lezha, vetëshpall fitoren ndaj Bashës, në Shkodër përmend komunizmin: PD është mallkimi i Enver Hoxhës për ju. Sulm ndaj Tom Doshit, kryeministri: Dakord me ambasadoren amerikane

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 16:32

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj Partisë Demokratike gjatë një aktiviteti politik në Shkodër. Në fjalën e tij, Rama tha se në Shkodër qa...