Politike

‘Votoni me vullnet të lirë’/ Meta lëshon paralajmërimin: Kush falsifikon, dhe tenton të prekë votën do ta ketë vendi

15 Prill 2021, 17:13 Nga DOSJA
‘Votoni me vullnet të lirë’/ Meta lëshon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripostuar mesazhin e ipeshkvit të Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ndërsa ka paralajmëruar se ata që do të prekin votën do të përfundojnë në burg. Në një reagim zyrtar, Meta ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë për të mbajtur në Shqipëri fëmijët e tyre. 

“NDËSHKONI ATA, QË DUAN TË BLEJNË VOTËN TUAJ DHE T’JU PËRZËNË FËMIJËT NGA SHQIPËRIA, ATDHEU YNË I BEKUAR! E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë. I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj!  Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg!,”-shkruan Meta. 

Mesditën e sotme, në një deklaratë për mediat Meta u bëri thirrje shqiptarë të votojnë me përgjegjshëmëri në 25 prill, ndërsa shtoi se kush blen votën nuk është i denjë që të ulet në karrigen e deputetit. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 16:32

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj Partisë Demokratike gjatë një aktiviteti politik në Shkodër. Në fjalën e tij, Rama tha se në Shkodër qa...