Art&Argëtim

Ish-gruaja dhe gruaja e Orlando Bloom ndajnë këshilla mbi familjen moderne

15 Prill 2021, 13:49 Nga DOSJA
Ish-gruaja dhe gruaja e Orlando Bloom ndajnë këshilla mbi familjen

SHBA– Kur vjen puna tek marrëdhënia që duhet patur me ishi-n, e pastaj edhe me partneret aktuale të tij , njërzit hezitojnë.  Ekziston një mendësi që patjetër duhet të ekzistojë një marrëdhënie rivaliteti mes të kaluarës dhe të tashmes.

Por kjo nuk vlen në çdo rast gruaja e tij aktuale, Katy Perry dhe ish-gruaja Miranda Kerr shkojnë aq mirë me njëra-tjetrën sa diskutojnë publikisht përmes një Live në Instagram mëmësinë dhe çështje të tjera.

Kerr dhe Bloom kanë një djalë bashkë e ndërsa pas ndarjes prej aktorit, modelja u martua me Evan Spiegel, me të cilin ka dy fëmijë të tjerë. Nga ana tjetër, Orlando prej një viti është bërë sërish baba, nga romanca me Katy Perry-n.

Katy dhe Miranda treguan nw live-n e tyre si dinë ta mbështesin njëra-tjetrën dhe t’i përshtaten asaj që sot quhet familje moderne.

“Një nga gjërat më të mira që përfiton kur je pranë Miranda-s është se ke shansin të provosh gjithë produktet e saj. Aq më tepër kur djali i saj vjen në shtëpi me gjithë çantën e produkteve.”- u shpreh Perry, si për të mbështetur linjën e re të kremrave të modeles.

“Në familjen tonë moderne ajo është më e përgjegjshmja nga të gjithë për shëndetin.”- vazhdoi Katy duke shtuar se shumë këshilla për ushqimet e shëndetshme dhe për përdorimin e produkteve natyrale i merr nga ish-bashkëshortja e partnerit.

Të dyja kanë qënë dakord që mëmsia ka bekuar jetën e tyre dhe e ka ndryshuar për mirë atë.

“Fëmijët janë dashuria ime më e madhe. Eshtë gjëja më e bukur në botë të jesh nënë.”– u shpreh Kerr e ndërsa Perry vazhdoi duke thënë se “s’kishte përjetuar kurrë më parë një ndjesi aq të fortë sa kur solli në jetë vajzën.” 

Kjo s’është hera e parë që Katy Perry dhe Miranda flasin për mëmësinë apo vlerësojnë njëra tjetrën publikisht. Nëntorin e shkuar, Miranda Kerr tha se “e adhuron” Katy-n dhe se është shumë e lumtur për atë dhe aktorin. Nga ana tjetër, këngëtarja është shprehur se historitë e saj të mëmësisë e kanë ndihmuar shumë.

 

 

A post shared by Miranda (@mirandakerr)

(o.l./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz katy perry miranda kerr orlando bloom katy perry miranda kerr orlando bloom

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2021, 10:55

Brad Pitt në karrige me rrota/Çfarë po ndodh?

LOS ANGELO– Disa fotografi që shfaqin Brad Pittin në karrige me rrota kanë  bërë xhiron e rrjetit. Aktori duket shumë i dëshpëeruarFillimisht është mendua...