Art&Argëtim

Vlashent Sata për Dojna Memën: Të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim

15 Prill 2021, 10:24 Nga DOSJA
Vlashent Sata për Dojna Memën: Të kesh një njeri që

TIRANË– Vitin e shkuar Dojna Mema dhe Vlashent Sata iu shtuan çifteve të reja të shoëbizit. Ata kanë tre vite me njëri tjetrin por vetëm vitin e kaluar kanë pranuar ta pranojnë këtë publikisht.

Dyshja u njoh gjatë një interviste të bërë nga Dojna, që kishte nën drejtim emisionin rinor Pop Culture.Mirëpo, për njohjen e tyre në emision s’kishin folur ndonjëherë gjerë e gjatë, ndaj Vlashenti rrëfeu në “Top Albania Radio” ç’mendoi për moderatoren në takimin e tyre.

“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tregoi Vlashenti.

I pyetur për planet për të ardhmen në lidhje me martesën, Vlashenti ka thënë që mbase s’vjen kurrë pasi të dy se kanë qejf. Çifti ka marrë një hap tjetër të rëndësishëm, bashkëjetesen.

(o.l.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz dojna mema vlashent sata dojna mema vlashent sata

Sondazh

Poll