Art&Argëtim

U përfol për krisje miqësie! Luana nuk e uroi për ditëlindje, Fifi sqaron raportin mes tyre: Jo çdo dashuri duhet të…

15 Prill 2021, 05:35 Nga DOSJA

TIRANË–Luana Vjollca dhe këngëtarja Fifi janë në qëndër të medias rozë për shkak të raportit miqësor mes tyre. Fillimisht u përfol se dy vajzat e njohura kishin shkëputur çdo lloj kontakti mes tyre pasi moderatorja nuk e uroi Fifin për ditëlindje.

Si për të shtuar më tepër dyshimet se miqësia mes tyre kishte përfunduar, Luana nuk ishte pjesë e të ftuarve VIP në festën që organizoi këngëtarja për 27 vjetorin e lindjes.

Mirëpo, Fifi ka sqaruar një herë e mirë raportin duke iu përgjigjur një ndjekësi. “E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ka shkruar Fifi, ndërsa ka etiketuar Luanën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz fifi luana fifi luana

Sondazh

Poll