Art&Argëtim

Fifi sqaron zërat në lidhje me miqësinë me Kidën

15 Prill 2021, 09:57 Nga DOSJA

TIRANË- Në seksionin e pyetjeve dhe përgjigjeve, në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja Fifi ka sqaruar disa zëra që qarkullojnë në lidhje me disa miqësi të sajat që ndjekësit kanë vënë re që ajo si ka më.

Bëhet fjalë për raportin e saj dhe Kidës, të cilat prej kohësh nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

“A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”- e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:

“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë.

Në fakt, rrjeti po ziente gjithashtu nga lajmet që Fifi dhe Luana i kanë prishur raportet, pasi në ditëlindjen e Fifit mungoi urimi publik i moderatores. Këtë e ka sqaruar gjithashtu me një përgjigje:

“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz fifi kida luana fifi kida luana

Sondazh

Poll