Politike

‘Do tejkalojmë objektivin’/ Rama: Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

15 Prill 2021, 12:30 Nga DOSJA
‘Do tejkalojmë objektivin’/ Rama: Të shtunën dhe

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët shqiptarë lajmin se ditën e shtunë dhe të dielë do të vijnë në vend 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.

Rama shkruan se do të tejkalojnë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda muajit maj. Kreu i qeverisë shkruan se kur ia dolën ndaj tërmetit dhe pandemisë mund t’ja dalin dhe me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kanë përpara.

POSTIMI:

TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECAShqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të veshtira.

Ditën e sotme u bë e ditur nga ministrja Ogerta Manastirliu se në vend janë vaksinuar më shumë se 300 mijë persona, ndërkohë që do të nisë vaksinimi i operatorëve.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll