Politike

Kristi Pinderi rrëfen si nisi hapja e profileve FALSE: Filloi të krijohej një ambient maskarenjsh, idenë e dha Fuga, donin t

15 Prill 2021, 11:16 Nga DOSJA
Kristi Pinderi rrëfen si nisi hapja e profileve FALSE: Filloi të

TIRANË– Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi ka treguar sesi ka nisur historia e profileve false nga Partia Socialiste, që ka për qëllim ndikimin te qytetarët. Në një lidhje me skype në “A Show” në Syri TV, ai ka treguar se e gjitha ka nisur në kohën kur Ben Blushi dhe Arben Malaj po përpiqeshin të rindërtonin një mendim ndryshe për PS-në. Sipas tij, ishte Endi Fuga ai që hodhi idenë e krijimit të profileve false.

Ai ka shtuar se disa nga personazhet që shkruanin të profilet false janë promovuar. Pinderi ka folur edhe për periudhën kur promovonte PS-në, duke shtuar se ishte djalë i ri dhe nuk kishte luksin të rrinte pa punë.

Do ta tregoj atë ngjarje dhe kontekstin. Ishte momenti kur Ben Blushi dhe Arben Malaj po përpiqeshin të ndërtonin një mendim ndryshe në PS. Endi Fuga dhe armata e Mjaftit ishin kundër tyre. Fuga hodhi idenë për të hapur disa profile false, për të parë reagimin e njerëzve ndaj këtyre dy figurave.

Mendova se e bënte për të eliminuar elementët kyç në degët e partisë, që mbështetnin Malajn dhe Blushin. Ishte koha kur slogani i PS-së ishte ‘Fajin e ka Saliu’.

Filloi të krijohej një ambient maskarenjsh. Tani i shoh disa gjëra me ftohtësi. Disa nga personazhet që shkruanin te profilet false, janë promovuar. Ky grupi i maskarenjve nuk e shohin politikën për ide, por maskarai gjen maskarain.

A është etike që të flas për detaje për ish-punëdhënësin tim? Unë isha një djalë i ri dhe nuk e kisha luksin të rrija pa punë. Ashtu si unë edhe shumë njerëz të tjerë, shihnin si një ambient për të promovuar disa kauza. Ajo që ndodhi me të vërtetë, kush e kishte kontrollin, ka pjesën e maskarallëkut.

Ne kemi humbur tashmë përfytyrimin për të ardhmen. Këta njerëz nuk zgjidhin hallet, por janë aty për të shtypur të tjerët”, u shpreh ai.

Pinderi foli edhe për termin më të përdorur gjatë ditëve të fundit,  “Patronazhist” dhe se a duhet të reagojnë njerëzit për publikimin e të dhënave personale.

Disa prej nesh e kanë njohur anën e errët të pushtetit. Ne të gjithë i kemi besuar informacionet tona. Në momentin që shteti i shpërdoron, është në dëmin tonë. Që nesër qytetarët kanë të drejtën të shkojnë në një vend të BE-së të kërkojnë azil, pasi shteti mund t’i trajtojë në mënyrë të pazakontë. Kanë argumentin e fortë të të dhënave që u përdoren. Nëse nuk reagojmë, kjo konsolidon atë maskarallëkun.

Në rast se historinë do ta përfytyronim një pamje në horizont, duke sikur kemi arritur në skajin më të largët. Nuk besoj se Rama është i lodhur. Nuk mund të shkëputesh prej pushtetit. Njerëzit janë të lodhur nga Rama. Në lidhje me Veliajn, me largimin  e Ramës duhet të largojmë dhe Veliajn, sepse janë investim i përbashkët.

Veliaj ka në plan kalimin në opozitë, edhe për kohë të gjatë. Që të jesh në opozitë për një kohë të gjatë, duhet të kesh siguri financiare. Veliaj mund të jetë duke menduar këtë, për të patur një opozitë të gjatë. Me largimin e Ramës, duhet të largojmë edhe Veliajn dhe grupin e Rilindjes”, u shpreh Pinderi. 

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej qytetarëve . Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione të detajuara, që po përdoren për fushatën zgjedhore.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ben blushi edi rama endri fuga erion veliaj kristi pinderi ben blushi edi rama endri fuga erion veliaj kristi pinderi

Sondazh

Poll