Politike

Skandali me të dhënat personale, flet `patronazhisti` i Sali Berishës: Nuk jam në dijeni, absurde!

15 Prill 2021, 08:06 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat personale, flet `patronazhisti` i Sali

TIRANË- Publikimi i të dhënave personale të qytetarëve dhe regjistrimi i tyre në një database që raportohet se është i Partisë Socialiste është debati kryesor në median online dhe televizione. Në listë ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, patronazhisti i të cilit rezultonte gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku. Por Baku, mohon që të jetë “patronazhist”. I ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, Baku tha se nuk kishte dijeni për këtë fakt.

 “E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike. Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Unë e mora me shumë sportivitet”, ka deklaruar Baku.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ervin baku sali berisha skandali me te dhenat personale ervin baku sali berisha skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll