Trazohet fushata! 10 ditë para zgjedhjeve Rama kërkon bashkëpunim me Bashën: Shqiptarët e duan, pse ti jo?! Kryedemokrati:
14 Prill 2021, 22:04Nga DOSJA
TIRANË– Ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim ndaj kryedemokratit Lulzim Basha ka trazuar ujrat e politikës shqiptare, kur vetëm 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë për Report, Rama u shpreh i gatshëm që të bashkëpunonte me Bashën pas zgjedhjeve, por sigurisht që kishte një kusht: largimin e tij nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas numrit të maxhorancës, bashkëpunimi ishte i mundur dhe vetë ai ishte gati që të shkonte përtej politikës “së vjetër” për t’u fokusuar tek populli dhe e ardhshme e vendit.
Nuk vonoi shumë dhe përgjigja nga kryedemokrati erdhi! Duke e konsideruar veten fitimtar në zgjedhjet e 25 prillit, Basha nuk pranoi që “ta bënte” Ramën pjesë të qeverisë së tij. Ai shtoi se Partia Demokratike do ta sillte ndryshimin në vend.
Por Rama nuk është ndalur këtu! Sërish në Twitter, i është përgjigjur kreut të opozitës duke e pyetur se përse vendos para të ardhmes së vendit, marrëdhënien me Berishën e Metën. Më tej shtoi se shqiptarët e kërkonin bashkimin e tyre, duke e pyetur publikisht se përse nuk iste dakord. Por kësaj herë nuk mori përgjigjie.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Sherr i ashpër në studio mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durr...
TIRANË– Në emisionin “Open” u publikuan këtë të mërkurë gjetjet e sondazhit të katërt të realizuar nga IPSOS dhe Top Channel për dy nga qarqet më të ...
TIRANË– Thuajse 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku të gjithë shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur se cila par...
TIRANË– Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, PS do të fitonte zgjedhjet me 60.1% në qarkun e Vlorës, ndërsa 32.1% e qytetarëve do të votonin për al...
TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Vojo Bregu e ka cilësuar si difersion ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit, Lulzim ...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PS, njëherë kandidat në Elbasan, Taulant Balla, tha se vendi ynë mund t’i rikthehet normalitetit dhe të mos ketë...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në studion e “Real Story”, në “News 24”, se të dhënat e databazave të servi...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se në asnjë moment procesi i numërim...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje refuzimit që mori nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për një bashkëpunim të mundshëm. Ram...
Politike14 Prill 2021, 20:39
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim mes dy palëve. Në rrjetet e ti...