Politike

Tërheqja e trupave nga Afganistani, Yuri Kim: SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat që

15 Prill 2021, 05:52 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka shprehur mirënjohjen në emër të SHBA-ve për sakrificat e bërë nga Shqipëria si aleate e NATO-s. Ky postim, vjen pas lajmit se NATO ka tërhequr të gjitha forcat ushtarake nga Afganistani.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane ndan një postim të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, thotë se në Afganistan “shkuam bashkë, qëndruam e luftuam bashkë, dhe tani po bëhemi gati për t’u larguar së bashku.

Kim shkruan se SHBA do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse Shqipërisë “për sakrificat që ka bërë si aleat i NATO-s.

POSTIMI I PLOTË

“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si aleate jonë e NATO-s.”

NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit. Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, dhe brenda disa muajsh do të tërhiqen të gjitha forcat e misionit mbështetës të SHBA.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike nato terhiqet nga afganistani yuri kim nato terhiqet nga afganistani yuri kim

Sondazh

Poll