Politike

‘Gishtit gjeji vend dhe fute, të ka mpirë trurin Basha’/ Plas KEQ “live”, kandidatit të PD-së në Durrës heq mikrof

14 Prill 2021, 21:32 Nga DOSJA
‘Gishtit gjeji vend dhe fute, të ka mpirë trurin Basha’/

TIRANË– Sherr i ashpër në studio mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Agim Baçit.

Të dy të ftuar në emisionin “Repolitix”, Murrizi komentoi deklaratën e Ramës ndaj Bashës për një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa Agim Baçi, i cili i kujtoi deputetit se edhe vetë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike. Më pas debati degjeneroi me përplasje në gjuhë të ashpër, deri në momentin kur ndërhyri moderatori Denis Minga. 

PJESË NGA DEBATI

Myslim Murrizi: I kam denoncuar të PD.
Agim Baçi: Ke qenë pjesë e PD, kur e ke denoncuar?
Myslim Murrizi: Pse kur duhet ta denoncoja?
Agim Baçi: Vetëm pasi ikët nga PD? Kur e brenda!
Myslim Murrizi: Ti ke qenë deputet me mua? Pse nuk e paskam denoncuar. Për këtë arsye kam dalë i pavaruar në 2005, pastaj jam kthyer në 2014 si kryetari i PD në Lushnje.
Agim Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve.
Myslim Murrizi: Ke qenë ti deputet?
Agim Baçi: Se kam dëgjuar edhe Jozefinën. Ke lëvizur sa andej këtej.
Myslim Murrizi: I pavarur është dinjitet, por jo vemje. Je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Ofezë po si… Pse ça kujtove ti? Atë gishtin gjej vend e fute.
Agim Baçi: Ndërprite pak.
Myslim Murrizi: S’kam ardhur të dëgjoj dënglat e tua. Ik mo ik!
Agim Baçi: Do ikim bashkë.
Myslim Murrizi: Hape ku është PLL në 2009.
Denis Minga: Po ç’ke? A mund të qetësohemi pak
Myslim Murrizi: Kam qenë në 1997 deputet kur ti ikje në Itali. Është mashtrus more. Kur nuk e mban mend të thotë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agim baci myslim murrizi agim baci myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2021, 20:39

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim mes dy palëve. Në rrjetet e ti...