Politike

Braktisën postin për tu marrë me fushatën! LSI padit në SPAK për shpërdorim detyre Niko Peleshin

15 Prill 2021, 07:37 Nga DOSJA
Braktisën postin për tu marrë me fushatën! LSI padit në

TIRANË– Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka paditur në Prokurorinë e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Së bashku me ministrin, të paditur janë dhe tre drejtues të tjerë të qarkut Korçë për akuzat e “shpërdorim detyre” dhe “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Kallëzimi është bërë dhe ndaj: Petrika Tollkuçi drejtori i FSDKSH Korçë Ilir Bajlozi drejtori i drejtorise rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë. Artur Qeramixhi drejtor i OSHEE Korçë

Braimllari shkruan në kallëzim se “të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike niko peleshi paditet ne prokurori niko peleshi niko peleshi paditet ne prokurori niko peleshi

Sondazh

Poll