Politike

Socialisti gris teserën e PS-së në sy të Bashës, kryedemokrati: Jeni vëllezërit dhe motrat tona, na ka bashkuar vuajtja

14 Prill 2021, 14:52 Nga DOSJA
Socialisti gris teserën e PS-së në sy të Bashës,

PASKUQAN– Një qytetar, besnik ndaj Partisë Socialiste ka grisur sot teserën e partisë në sy të kryedemokratit Lulzim Basha. Teksa ky i fundit ndodhej në Paskuqn, në një takim elektoral, qytetari tha se ishte shumë i zhgënjyer.


“Unë kam qenë pjesë ë Partisë Socialiste, por tani jam shumë i zhgënjyer,“- tha ai, ndërsa Basha shtoi se socialistët janë vëllezërit dhe motrat e demokratëve gjithashtu. 

“Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojë edhe ndryshimi dhe shpresa. Ndryshimi është për të gjithë. Voto 9! Voto ndryshimin! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj dhe të ardhmen tuaj!”- tha Basha ndër të tjera. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha socialisti gris teseren e ps-se lulzim basha socialisti gris teseren e ps-se

Sondazh

Poll