Kërkon mandatin e tretë! Rama: A ju kujtohet se Kombëtarja e ha në fund të lojës? Dhe themi mos!
14 Prill 2021, 15:13Nga DOSJA
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mandatin e tij të tretë duke e krahasuar qeverinë e tij me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Në fjalën e tij, Rama shtoi se do të bënte Shqipërinë kampione të turizmit, ndërsa shtoi se nuk dëshiron ta vendosë Shqipërinë të 8-ën në botë, por t’i japë vendin që i takon.
“Kroacia është e 7 në botë nga turizmi. Ne nuk duam të bëhemi të 8. Fare! Duam të bëjmë ata që meritojmë. Shqipëria është pasuri e jashtëzakonshme, që të tjerët e kanë zili. Kush iu thotë që u bënë 8 vjet…E para njëherë nuk u bënë 8 vjet se u futën në mes dy monstra. Sot jemi duke i vënë poshtë të dyja mostrat. Akoma nuk e kemi çatinë. Nëse do të bëhej Shqipëria në kaq pak vite ajo që shohim jashtë, pse nuk kishte ujë të pijshëm për 100 vjet? Ne po vëmë bazat dhe po ngrihemi e po ngjitemi. Jemi në momentin kur duhet vetëm vendosmëri e forcë. A ju kujtohet se Kombëtarja e ha në fund të lojës? Dhe themi mos! Jemi pikërisht në atë moment. Maja është në dorën tonë, e arrijmë apo jo. Mandati i tretë nuk është për mua por për gjithë fëmijët e këtij vendi,”-tha Rama.
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama është surprizuar me lule gjatë një aktiviteti politik që ka zhvilluar në Peshkopi. Teksa Rama po fliste, i vogli është ngjitur n...
Politike14 Prill 2021, 14:59
PESHKOPI– Edhe pse ka dalë blof, kryeministri Edi Rama vazhdon me skenarin. Pasi pikasi një demokrat gjatë aktivitetit politik në Peshkopi, Rama kujtoi edhe tak...
PASKUQAN– Një qytetar, besnik ndaj Partisë Socialiste ka grisur sot teserën e partisë në sy të kryedemokratit Lulzim Basha. Teksa ky i fundit ndodhej në Paskuqn...
TIRANË– Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u vendos që të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së Elizabeta Imerajt, prokurore në Proku...
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti politik në Peshkopi, ka ndarë me simpatizantët e tij arsyen që e motivon. Në fjalën e tij, Rama tha se ish...
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama duket se është i “fiksuar” me thirrjen e ezanit. Sot gjatë një takimi me qytetarët në Peshkopi, Rama ka ndalur fjalën pasi mendo...
PESHKOPI– Kryeministri Edi Rama ka pranuar shkeljen e rregullave anti-COVID gjatë mitingut në një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, ...
PESHKOPI– “Me dy gishta, me flamuj, dalin brohorasin,”-kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për të gjitha aktivitetet politike të Partisë Demokratike, du...
TIRANË– Kandidatja për deputete në listën e Tiranës, Mesila Doda ka denoncuar se kanë informacione që deputeti i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi po ndër...
TIRANË– Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e dhënë ditën e djeshme lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Sërish, me anë të një po...