Politike

14 Prill 2021, 14:59 Nga DOSJA

PESHKOPI– Edhe pse ka dalë blof, kryeministri Edi Rama vazhdon me skenarin. Pasi pikasi një demokrat gjatë aktivitetit politik në Peshkopi, Rama kujtoi edhe takimin me operatorin e Report Tv në tunelin e rrugës së Arbrit, duke ndarë me mbështetësit e tij, edhe njëherë bisedën me të.


Doli një atje, Rama ik! Ku të iki mo? Doli një atje në ballkon. I erdhi mesazhi nga pllaka e gramafonit. Rama ik! Ku të shkoj mo? O Zot! Thotë të vërtetën të shkretët, ik se nuk të mundim dot. Takova mu në tunel një demokrat, me atë me një maskëme shprehje. Më tha; të bëjmë një selfie? Kush fiton tha? I thashë populli shqiptar, po edhe PD. DO thoni rastësi, po ishte tuneli 3, mandati nr.3. Edhe ai që thotë Rama ik do i bjeri nag rruga e Arbrit, jo nga tuneli i Lulit. Dëgjova që Luli kishte dhënë do hapim universitetin e Peshkopi. Universitet në Ulëz, Burrel, universitet kudo ku shkel Luli. Jo ne nuk do hapim, do të bëjmë që të shkojnë në Tiranë, do të bëjmë që të huajit të integrohen me tonat. Dhe prindërit mos t’i çojnë jashtë shtetit.  Universitetin e hap Luli dhe do keni dekan Xhelal Mziun,”-tha Rama.

Dosja.al zbuloi pak më herët se djalë në fjalë që u ‘shit’ si demokrat i zjarrtë në fakt ishte një operator  Report TV, dhe vetë videoja e publikuar nga Edi Rama ishte shkëputur nga xhirimet që po bënte për emisionin “Repolitix”. Këtë herë, edhetë database i Partisë Socialiste konfirmoi lajmin e Dosja.al.

LAJMI KRYESOR: Rama në Burrel e Dibër/ Takohet me të rinjtë e PS-së, ‘leksionet’ për politikën! Mburret për Rrugën e Arbërit: Tashmë jeni në periferi të Tiranës. Mandati i tretë, edhe për ata që thonë ‘ik’

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne peshkopi mirsal hajdarmataj zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne peshkopi mirsal hajdarmataj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll