Politike

Elisabeta Imeraj fut në ‘rrjetë’ vartësit, mbledh 50 firma për ta mbështetur pas akuzave të Bashës. KLP-ja shtyn sean

14 Prill 2021, 07:21 Nga DOSJA
Elisabeta Imeraj fut në ‘rrjetë’ vartësit, mbledh 50

TIRANË– Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u vendos që të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së Elizabeta Imerajt, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për të dalë me një qëndrim publik të Këshillit në lidhje me akuzat publike ndaj figurës së saj. Me shtatë vota pro dhe katër kundër (z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka), Këshilli vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale.

Në njoftimin zyrtar theksohet se 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës kanë firmosur një peticion në mbështetje të kërkesës së drejtueses Imeraj, për t’i dalë asja në mbrojtje pas akuzate të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e quajti ‘ikonë të krimit’. Pritet që në ditët në vijim të konfirmohen firmat e të nënshkruarve dhe më pas të mbahet seanca e radhës.

“Me shtatë vota pro dhe katër kundër ( z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), Këshilli vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtareve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së Drejtueses Imeraj,”- shkruhet në njoftim.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur Imerajn ikonë të krimit. Sipas kreut të PD-së, KPK nuk pati guxim ta shkarkojë Imerajn edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë. Imeraj iu përgjigj duke thënë se Basha e sulmon për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës.

Ndërkohë që pavarësisht debateve me ndërkombëtarët në KPK, Elizabeta Imeraj ia doli të kalonte edhe Vettingun. Ishte vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs i cili e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’ ndikimin të paligjshëm në proces.

Madje Jacobs e akuzoi Imerajn se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra, tashmë i larguar nga ONM. Pas këtyre debateve, Jacobs nuk shkoi në seancën ku Imeraj kaloi Vettingun, dhe u zëvendësua nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier.

Nga ana tjtër, gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Këshilli vendosi miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit të znj. Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si eksperte/lektore në dy trajnime (gjatë muajit prill), me kusht që (veprimtaria jashtë funksionit) të mos ushtrohet më shumë se dy orë, gjatë orarit të punës.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi tre caktime të përkohshme: Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të z. Gjon Fusha; Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj. Ollga Visi; Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj. Irena Çunoti. Këshilli miratoi me shumicë votash raportet për vlerësimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit: z. Arben Sharra, znj. Riselda Fishta, z. Gentian Stoja dhe z. Hektor Mushi. Një kopje e këtyre raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

(a.b;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elizabeta imeraj keshilli i larte i prokuroreve lulzim basha elizabeta imeraj keshilli i larte i prokuroreve lulzim basha

Sondazh

Poll