Politike

DEKLARATA/ Yuri Kim SQAROHET edhe njëherë: Kjo NUK është ajo që thashë, SHBA nuk mbështet asnjë kandidat apo parti

14 Prill 2021, 13:33 Nga DOSJA
DEKLARATA/ Yuri Kim SQAROHET edhe njëherë: Kjo NUK është ajo

TIRANË– Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e dhënë ditën e djeshme lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Sërish, me anë të një postimi në Twitter, ajo ka theksuar se nuk ka mbështetur asnjë kandidat apo parti, por vetëm të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se Amerika i ka paralajmëruar të gjithë ata që do të ndikojnë në proces duke blerë vota, apo në forma të tjera.

“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,”-shkruan Kim.

Sqarimin, Kim e ka shoqëruar me videon e analistit Artur Zhei, i cili i ftuar në “Pikat mbi i”, tha se ambasadorja i ngjasonte me një opozitare që fliste shumë mirë gjuhën angleze.

 

“Mu duk sikur po fliste një kryeopozitar me anglishte perfekte. Ajo tha që shëtis në Shqipëri dhe takoj njerëz që iu ka ardhur në majë të hundës. E dyta foli për kriminelët në Kuvend,”-tha Zhei.

Por çfarë tha ambasadorja që u keqkuptua?

Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti,”-tha Kim. Mesa duket “votoni për ndryshim” është kuptuar sikur ambasadorja Kim po sygjeron një votë kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo pasi fraza përkon me sloganin e PD-së për zgjedhjet parlamentare. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll