Bota

Kryeministri rumun shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për keqmenaxhim të situatës së Covid-19

14 Prill 2021, 12:12 Nga DOSJA
Kryeministri rumun shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për

RUMANI- Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu ka shkarkuar Ministrin e Shëndetësisë Vlad Voiculescu. Reuters shkruan se pas disa javësh tensionesh Citu vendosi që të shkarkojë Ministrin për shkak se numri i personave të infektuar po rriteshin.

Ai tha se Voiculescu nuk dinte se si të menaxhonte situatën e krijuar nga Covid, si dhe bashkë me të po rrezikonte qëndrimin e qeverisë  në pushtet. Ministër i Shëndetësisë në Rumani është vendosur Zëvendës Kryeministri Dan Barna.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 1,016,449 persona me Covid, ndërsa 25,605 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota florin citu vlad voiculescu florin citu vlad voiculescu

Sondazh

Poll