Bota

Mbajti të bllokuar Kanalin e Suezit për disa ditë, Egjipti mban peng anijen Ever Given, kërkon shpërblim nga pronari i saj

14 Prill 2021, 08:24 Nga DOSJA
Mbajti të bllokuar Kanalin e Suezit për disa ditë, Egjipti mban

EGJIPT- Autoritetet egjiptjane po mbajnë peng anijen Ever Given, pasi pronari i saj nuk ka dhënë shpërblim për bllokimin e Kanalit të Suezit. Usatoday shkruan se gjenerali Osama Rabie ka thënë se anija nuk do të lejohet që të largohet nga Egjipti, nëse pronari i saj nuk do të paguaj një shpërblim.   

“Anija tani është konfiskuar zyrtarisht. Ata nuk duan të paguajnë asgjë”, tha ai.

Sipas mediave egjiptjane shuma që Egjipti po kërkon nga pronari i Ever Given është 900 milion dollarë. 

Më 23 Mars, Ever Given po udhëtonte nga Malajzia për në Hollandë përmes Kanalit të Suezit kur u bllokua për shkak të një stuhie rëre. Kanali i Suezit është rruga më e shkurtër midis Evropës dhe Azisë, që lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe aty kalon rreth 12% e tregtisë botërore. Zhbllokimi i kanalit të Suezit u bë i mundur vetëm në 29 mars.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ever given kanali i suezit ever given kanali i suezit

Sondazh

Poll