Bota

Ivica Daçiç: Arritja e një kompromisi për çështjen e Kosovës, prioritet i Serbisë

14 Prill 2021, 08:03 Nga DOSJA
Ivica Daçiç: Arritja e një kompromisi për

KOSOVË– Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se arritja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë.

Siç raportojnë mediat kosovare, Daçiç theksoi se përfaqësuesit shtetëror të Serbisë e dinë se ata kanë një partner të sinqertë në arritjen e bisedimeve, Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë të gjallë [me SHBA], e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me një takim midis Presidentit Vuçiç dhe pastaj Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën, por edhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha Daçiç në një konferencë për shtyp.

Ai është shprehur se ndryshimi i administratës amerikane dhe ardhja e Presidentit Biden, për Serbinë, nënkupton vetëm vazhdimin e punës së vazhdueshme dhe të partneritetit për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës, si prioritetit më të rëndësishme shtetëror dhe nacional të Republikës së Serbisë, transmeton Telegrafi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi ivica dacic dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll