Bota

TAKIMI i 63-të! Turqia dhe Greqia nisin sot bisedime të reja mbi mosmarrëveshjen detare, ministri Tsavousoglou pret për dark

14 Prill 2021, 07:09 Nga DOSJA
TAKIMI i 63-të! Turqia dhe Greqia nisin sot bisedime të reja mbi

TURQI– Ditën e sotme nis raundi i 63-të i bisedimeve Turqi-Greqi mbi mosmarrëveshjen detare. Dy shtetet anëtarët e NATO-s, do të takohen për të provuar edhe një herë për të zgjidhur bllokimin e tyre mbi kufijtë e Mesdheut lindor dhe të drejtat e energjisë.

Do të jetë Ministri i Jashtëm grek,  Nikos Dendias, i cili do të udhëtojë drejt Ankarasë, pavarësisht dyshimeve të shumta në lidhje me procesin e dialogut. Duke pasur parasysh pretendimet e presidentit Erdogan në takimin me Cavusoglu, Dendias i ka marrë parasysh të gjithaë skenarët dhe kërkesat, që nga pretendimet turke për pakicën myslimane në Traki, e deri tek çështja i ushtarëve turq që u arratisën pas grushtit të shtetit 2016. 

Pas takimit, është planifikuar që Ministri i Jashtëm turk do të mbajë një darkë “iftari” për nder të homologut Dendias , për shkak të fillimit të Ramazanit, sipas Protothema.gr.

Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit

Të dyja vendet kanë zhvilluar 62 raunde bisedimesh, por pa sukses. Turqia dhe Greqia nuk janë në një mendje për shtrirjen e shelfit Kontinental në Mesdhe dhe çështje të tjera. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.  Deri më tani, Athina ka dashur të diskutojë vetëm kufirin përreth Egjeut, ku disa ishuj të saj shtrihen afër territorit turk. Ankaraja këmbëngul se bisedimet duhet të përfshijnë përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike dhe hapësirës ajrore të të dy shteteve.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni takimi greqi-turqi takimi greqi-turqi

Sondazh

Poll