Politike

Sulmi ndaj banesës së Borchardt, Shkëlzen Berisha: Diplomatët do të duhej të mbronin fjalën e lirë

15 Maj 2019, 18:24 Nga DOSJA
Sulmi ndaj banesës së Borchardt, Shkëlzen Berisha:

TIRANË– Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzeni ka komentuar “sulmin” ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bernt Borchardt. 

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se diplomatët do të duhej që të mbronin fjalën dhe votën e lirë në fakt mbështesin sipas tij kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka krahasuar me presidentin rus Vladimir Putin. 

“Diplomatë që do duhej të mbronin fjalën dhe votën e lirë, promovojnë “Putinizmin” duke nxitur arrestimin e atyre që “guxojne” t’i “SULMOJNË” me parulla,“-shkruan Berisha. 

Postimi i plotë:

Pas protestës së katërt kombëtare që u zhvilluar nga opozita më 11 maj, gjatë së cilës ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit u hodhën edhe bomba molotov, ndërkombëtarët reaguan ashpër. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt tha se organizatorët e protestës duhet të mbanin përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Ditën e djeshme, në polici u shoqërua studentja Ana Azizaj, e cila dyshohej se kishte shkruar parullën. Akt të cilin studentja e mohoi. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ana azizaj bernd borchardt shkëlzen berisha shoqerohet ana azizaj sulmi ndaj banesës së borchardt ana azizaj bernd borchardt shkëlzen berisha shoqerohet ana azizaj sulmi ndaj banesës së borchardt

Sondazh

Poll