Politike

Negociatat, Bushati: BE të tregojë me hapa konkretë pakthyeshmërinë e procesit të pranimit

15 Maj 2019, 12:08 Nga DOSJA
Negociatat, Bushati: BE të tregojë me hapa konkretë

TIRANË- Bashkimi Europian duhet të tregojë me hapa konkretë pakthyeshmërinë e procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut thotë në një postim në Twitter ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në një kohë kur opozita thotë se negociatat nuk do të hapen edhe në këtë qershor, ndërsa ndërkombëtarët presin raportin e Komisionit Europian, ministri Bushati thotë se duhet shmangur kthimi mbrapsht i historisë që përndjek ata që harrojnë mësimet e së shkuarës.

“Nese BE dëshiron të shmangë kthimin mbrapsht të historisë që përndjek ata që harrojnë mësimet e së shkuarës, do t’i duhet të tregojë me hapa konkrete pakthyeshmërinë e procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruan Bushati në Twitter.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati hapja e negociatave ditmir bushati hapja e negociatave

Sondazh

Poll