Politike

Një bie, të tjerë ngrihen/ Qazim Sejdini i ‘trashëgon’ të bijës dhe besnikëve karriget në Këshillin Bashkiak në El

15 Maj 2019, 13:42 Nga DOSJA
Një bie, të tjerë ngrihen/ Qazim Sejdini i

ELBASAN- Pas Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, me interes të veçantë po shihet tek socialistët edhe lista e kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak në Elbasan.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se lista është depozituar 3 ditë më parë në KQZ, por ende nuk është bërë publike nga strukturat.

Prezantimi i listës është lajmëruar se do të bëhet sot nga vetë Taulant Balla dhe kandidati Gledian Llatja.

Po të njëjta burime, i thanë Dosja.al, se në listën e këshilltarëve bashkiak është edhe vajza e kryebashkiakut aktual të Elbasanit, Qazim Sejdini, Imelda Sejdini.

Gjithashtu, të tjerë emra të njohur si të afërm të Sejdinit janë edhe kryetari i Qarkut, Bukurosh Stafa, apo edhe Hektor Çiftja.

Gjithashtu, në këtë listë janë edhe emra të tjerë si Arbër Gjeta, Mjalinda Peza, Hysen Domi, Rovena Islami, Eva Bica, Irena Palloshi, Luiza Popja, Brunilda Fingo, Ana Muça, Jana Sinani dhe Enerjeta Ferra.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini u tërhoq nga kandidimi për këto zgjedhje pas 3 mandateve në këtë detyrë.

Lufta e klaneve në PS, por edhe akuzat për lidhje me botën e krimit për dhëndrin e tij, ishin disa nga arsyet pse Rama nuk e zgjodhi më Sejdinin në Elbasan.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike imelda sejdini keshilltaret bashkiake qazim sajdini zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 imelda sejdini keshilltaret bashkiake qazim sajdini zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll