Politike

Opozita cakton protestën e radhës, Basha: Tërhiqemi nga aktet e dhunës, akuzat për Spiropalin e Gjylametin

15 Maj 2019, 16:58 Nga DOSJA
Opozita cakton protestën e radhës, Basha: Tërhiqemi nga aktet e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e sotme një takim me aleatët opozitarë dhe kryesinë e PD-së në selinë blu.

Në këtë mbledhje opozita caktoi datën e protestës së radhës, 25 maj në orën 19:00. I pyetur nëse në këtë protestë do të përdoreshin bombat Molotov, Basha u shpreh se PD-ja tërhiqej nga aktet e dhunës.

Gjatë prononcimit para gazetarëve Basha nuk i ndali akuzat ndaj kundërshtarëve.

Në fjalën e tij, Basha tha se deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti është e përfshirë në përgjimet e dosjes 184, ndërsa ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali është e përfshirë në dosjen e Xibrakës.

Akuzave të Bashës nuk i shpëtoi as babai i deputetes së PDIU-së, Reme Lalës, Ymerin të cilin kryedemokrati e quajti vrasës, që bën ligjin në Dibër.

Ndërsa sa i përket ish-deputetit të PD-së, Bedri Hoxhës, i cili kandidon për Bashkinë e Klosit nën siglën e PD-së, Basha i kërkoi demokratëve që të mos e mbështesinin.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites protesta e opozites 25 maj 2019 zgjedhjet lokale lulzim basha protesta e opozites protesta e opozites 25 maj 2019 zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll