Politike

“21 janari”/ Braçe publikon rrëfimin e Berishës: Snajpera në të gjitha anët dhe unë në dritare

15 Maj 2019, 14:36 Nga DOSJA
“21 janari”/ Braçe publikon rrëfimin e Berishës:

TIRANË– Zv.Kryeministri Erjon Braçe ka publikuar një video nga një rrëfim i ish-kryeministrit Sali Berisha për ngjarjen e 21 janarit, ku katër protestues u vranë para Kryeministrisë nga Garda e Republikës.

“Po preke gjënë më të vogël, do të jenë pesë snajperë, katër në të katërta anët dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do të goditen vetëm po nuk e shpoi plumbi. Për zjarrvënësit unë do të bëjë atë që më takon të bëj. Jo Kryeministrinë, por një postë policie më të largët në Shqipëri po e prekën, në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë,” deklaronte Berisha në një studio televizive.

 

 

Andi oo Andi! Tosi oo Tosi! Mandi oo Mandi! Turi oo Turi! Adi oo Adi! Soni oo Soni! Diference e thelle shume!! Dhe mos harroni, ky nuk ishte vetem, kishte dhe aleatin e sotem kur i dha #Demokracise trajten e snajperit, pushkatuesit, vrasesit gjakatar! Dite te mire dhe gojen hapur deri ne fund!

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

Braçe e ka shpërndarë videon duke shkruar krahas saj se kishte një diferencë shumë të madhe mes sjelljes së policisë në kohën e Berishës dhe të socialistëve tani.

“Diferencë e thellë shumë!! Dhe mos harroni, ky nuk ishte vetëm, kishte dhe aleatin e sotëm kur i dha Demokracisë trajtën e snajperit, pushkatuesit, vrasësit gjakatar! Ditë të mirë dhe gojën hapur deri në fund!”– shkruan Braçe.

Kohët e fundit në retorikën e socialistëve është kthyer në “rutinë” që të bëjnë krahasimin me qeverinë e Berishës. Sipas tyre, tanimë qytetarët mund të protestojnë lirisht pa pasur frikë se mund të gjejnë vdekjen.  

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janari dhuna ne protesten e opozites erion brace sali berisha 21 janari dhuna ne protesten e opozites erion brace sali berisha

Sondazh

Poll