Aktualitet

HARTA LIVE/ Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, moti përmirësohet në orët e mbrëmjes (PARASHIKIMI)

14 Prill 2021, 05:39 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, moti

TIRANE-Moti mbetet i paqëndrueshëm ditën e sotme, me reshje shiu kryesisht të dobëta, ndërsa dëbora kufizohet në terrenet malore mbi 1000 m lartësi, pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë reshjet në veri dhe zonat kufitare lindore ku dëbora zbret në 800 m nga niveli i detit.

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë fuqizohen duke sjellë reshje shiu dominojnë në territorin shqiptar deri pas mesditës kur moti fillon të përmirësohet gradualisht duke ri-kthyer kthjellime në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet përfshijnë thuajse gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 14 prill 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 14 prill 2021

Sondazh

Poll