Aktualitet

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, TIA: Karantina në Shqipëri s’është detyrim, ja çfarë DUHET të keni…

13 Prill 2021, 17:49 Nga DOSJA
Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, TIA: Karantina

TIRANË– Nesër nisin fluturimet me Britaninë e Madhe. “Tirana International Airport” ka njoftuar udhëtarët për të gjitha kushtet që duhet të “plotësojnë” për të kryer udhëtimin nga Anglia drejt Tiranës. Udhëtarët janë lajmëruar që të shkojnë 3 orë para në aeroport për shkak të dokumentave që duhet të plotësojnë dhe tampon të 72 orëve të fundit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet: 1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore. 2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit. 3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar.

Udhëtimet me Britaninë e Madhe u pezulluan pas shpërndarjes së mutacionit që pësoi koronavirusi në vendin e tyre, megjithatë arriti që të depërtonte edhe në vendin tonë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet udhetimet me britanine udhetimet me britanine

Sondazh

Poll