Aktualitet

Veliaj në Unazë të Re? Informacioni ‘ngre në këmbë’ banorët e Astirit, thirrje nga protesta: Mos ejani të na kërkon

13 Prill 2021, 16:48 Nga DOSJA
Veliaj në Unazë të Re? Informacioni ‘ngre në

TIRANË– Informacioni se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të zhvillonte një takim elektorale me banorët e zonës së Unazës së Re ka irrituar qytetarët e prekur nga projekti që ka shembur banesat e tyre.

Të gjithë janë mbledhur dhe njëzëri i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe Veliajt që të mos shkojnë për t’u kërkuar votën pasi nuk i kishin takuar as pas 400 ditëve protestë. 

“Protestuam për 400 ditë dhe nuk erdhëm të na shihnim. Nuk erdhën një ditë për të na dëgjuar. As ti dhe as Rama nuk do shkelni këtu. Do t’ju shohim prapa hekurave. Erion Veliaj as një bonues qeraje s’ia ka dhënë një banori të Asririt. Kanë bërë varre për së gjalli. Fara e keqe e Edi Ramës do të shporret. Rama mos të vijë dhe të kërkojë votën. Ai na varrosi për së gjalli, ça vote do të kërkojë,”-tha njëri prej banorëve para kamerave. 

Banorët tek zona e ‘Astirit’ në Tiranë protestuan me muaj të tërë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re. Ata kërkonin anulimin e projektit dhe dëmshpërblim 100% për banesat e tyre. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion veliaj projekti per unazen e re proteste e banoreve te astirit zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama erion veliaj projekti per unazen e re proteste e banoreve te astirit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll