Aktualitet

“Kush është Di Caprio?”, Baton Haxhiu del kundër aktorit me famë botërore: Nuk mundet ai të flasë për Vjosën

14 Prill 2021, 05:25 Nga DOSJA
“Kush është Di Caprio?”, Baton Haxhiu del kundër

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu, tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shock’ se Shqipëria nuk ka pse i dëgjon thirrjet e të huajve, të cilat apelojnë që qeveria të shpallë Vjosën si “Park Kombëtar”.

Haxhiu tha se kush është aktori me famë botërore, Leonardo Di Caprio që të flasë për Vjosën, duke shtuar se të gjitha vendet në Europë e kanë tejkaluar atë që quhet park kombëtar dhe askush nuk ka respektuar rregullat.

“Jo, ose duhet t’i dëgjojmë, por jo këta ambientalistë, të cilët që e teprojmë me atë që quhet shije e natyrës duke e lënë funksionale pjesë më të rëndësishme të saj. Kush është Leonardo Di Caprio?. Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën. Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet parqe kombëtare dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu leonardo di caprio lumi vjosa baton haxhiu leonardo di caprio lumi vjosa

Sondazh

Poll