Aktualitet

Byroja Kombëtare e Hetimeve hap garën për aplikime, Ambasada e SHBA-ve: Shqiptarët hodhën hapin e parë

13 Prill 2021, 16:18 Nga DOSJA
Byroja Kombëtare e Hetimeve hap garën për aplikime, Ambasada e

TIRANË– Ambasada e Shteeve të Bashkuara në Tiranë, ka dhënë lajmin se Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke ftuar gra dhe burra të tjerë që të bëhen pjesë e kipit.

Në një postim në faqen zyrtare të Ambasadës shkruhet se persona të tjerë,  nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të shkathtësisë mendore dhe aftësisë fizike mund të aplikojnë që të bëhen pjesë e këtij ekipi, i cili do të drejtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Postimi nga Ambasada e SHBA-ve: Dje, një grup shqiptarësh nisën të hedhin hapat e tyre të fundit drejt shndërrimit në hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi kaluan përmes shqyrtimit të aplikantëve, testimeve të arsyetimit logjik, aftësisë fizike dhe shkrimit të eseve, një paneli intervistash, dhe një kontrolli të imët të karrierës së tyre, ata u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë. Ky grup elitar do të drejtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke kërkuar gra dhe burra të tjerë, nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të shkathtësisë mendore dhe aftësisë fizike. Dita e Parë e Klasës së Dytë nuk është larg. Është koha për të bërë përpara!!!

Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur garën për plotësimin e 32 vendeve vakante për hetues. Në një njoftim të publikuar një ditë më parë, BKH theksonte se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në ligj, ndërsa thekson se nëse zgjidhen hetues të kësaj strukture, ata kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore.

BKH duhet të ketë pjesë të strukturës së saj 60 agjentë, që nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm të SPAK, do të hetojnë veprat penale, në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba-ve ne tirane byroja kombëtare e hetimit ambasada e shba-ve ne tirane byroja kombëtare e hetimit

Sondazh

Poll