Aktualitet

Vrasja e Xhetan Koneshës, fqinjët: ‘Mollë sherri’ është bërë, në verë autorët i prenë tubat viktimës

13 Prill 2021, 15:15 Nga DOSJA
Vrasja e Xhetan Koneshës, fqinjët: ‘Mollë sherri’

DIBËR– Fqinjët e Xhetan Koneshës, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ditën e sotme nga dy vëllezërit Mera, kanë folur pas krimit të rëndë. Në një prononcim për Balkanëeb, ata janë shprehur se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, pasi në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit.

Sipas banorëve, ‘mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës dhe se shtëpitë i kishin vetëm 200 metra larg.

“Do të vrasim edhe ty tha….erdhën këtu e vranë. Janë zënë shumë herë, për tubat, I kishin prerë tubat e vaditja Xhetanit dhe janë zënë,”- mësohet të kenë thënë ata ndër të tjera.

Xhetan Konesha u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Dibër. Ai po shkonte bashkë me të bijën për në qytet dhe në momentin që do të hipte në furgon iu pre rruga nga dy vellzërit Altin dhe Muhamet Mera. Debate agravoi dhe e bija 18-vjeçari pa me sytë e saj se si vellzërit bënë gati kashllonikovin e i qëlluan të atin për vdekje. Për momentin është arrestuar Muhamet Mer, ndërsa Altini është shpallur në kërkim.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet altin mera muhamet mera vrasje ne dibr vritet xhetan konesha xhetan konesha altin mera muhamet mera vrasje ne dibr vritet xhetan konesha xhetan konesha

Sondazh

Poll