Aktualitet

EMRAT- Makinat përplasen “kokë më kokë” në Përrenjas, plagoset këngëtari i njohur, një grua nga Struga në

13 Prill 2021, 15:42 Nga DOSJA
EMRAT- Makinat përplasen “kokë më kokë” në

LIBRAZHD– Aksident në aksin Librazhd – Prrenjas, konkretisht në zonën e njohur si Prrenjas-Fshat, ku të plagosur kanë mbetur tre persona. Pasditen e sotme, dy mjete, njëri tip “Benz” dhe tjetri “Volksvagen” me targa maqedonase u përplasën.

Nga impakti i përplasjes mësohet se kanë mbetur të plagosur këngëtari i njohur i muzikës popullore, Astrit Belba, 44 vjeç; Lulzim Skura, 32 vjeç dhe 69-vjeçari Muhamet Çela, të tre udhëtonin brenda mjetit “Benz”.

Ndërsa te “Volksvagen”-i udhëtonte një çift nga Struga, Armenda Iljazi, 46 vjeç dhe bashkëshorti i saj 47-vjeçar, Mevlud Iljazi. Armenda Iljazi ndodhet në gjendje kome si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga aksidenti dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Trumës në Tiranë. Ndërkohë që bashkëshorti është jashtë rrezikut nën kujdesin e mjekëve në Librazhd.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident librazhd – prrenjas armenda iljazi astrit belba lulzim skura mevlud iljazi muhamet çela aksident librazhd – prrenjas armenda iljazi astrit belba lulzim skura mevlud iljazi muhamet çela

Sondazh

Poll