Politike

Në “radar” edhe “shefi i madh”! PS i cakton patronazhist edhe Edi Ramës, kush është personi që kujdeset për votën

13 Prill 2021, 17:19 Nga DOSJA

TIRANË– Skandali i mbledhjes së të dhënave të 900 mijë qytetarëve të Tiranës ka shokuar opinionin publik, por mesa duket qytetarët e thjeshtë nuk janë të vetmit që monitorohen.

Në listën e PS-së ka përfunduar edhe drejtuesi i kësaj force politike, Edi Rama, i cili konsiderohet si një votë e sigurtë për socialistët.

Por as vetë Edi Rama nuk ka shpëtuar pa një patronazhist…Nga lista e publikuar, rezulton se njeriu që monitoron sjelljen e Edi Ramës në kutinë e votimit është Ervis Husha. Ky i fundit duket se ka detyrën më të thjeshtë nga të gjithë kolegët e tij.

Më 25 prill është e sigurtë që të paktën Edi Rama do të votojë për veten…

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar dy ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama investigimi i lapsi.al edi rama investigimi i lapsi.al

Sondazh

Poll