Politike

‘Dëgjojeni ça thotë sot; lekë, lekë, lekë!’/ Rama paralajmëron shqiptarët: Unë premtoj punë, nëse votoni PD do ng

13 Prill 2021, 15:48 Nga DOSJA
‘Dëgjojeni ça thotë sot; lekë, lekë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë, të cilëve iu ka bërë krahasimin me kryedemokratin Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se kundërshtari i tij premton se do të shpërndajë para, ndërsa ai se do të hapë vende pune. Duke u kërkuar kështu shqiptarëve të bëjnë kujdes me zgjedhjen e tyre.


Dëgjojeni ça thotë sot; lekë, lekë, lekë. Të gjithëve u premton lekë. Me makina, me bori, me flamuj. Ndërsa unë them; punë, punë, punë! Nuk është e vështirë për të gjithë nga ata që nuk kanë qenë të vegjël për ta kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr, me makina e bori që e prisnin. Premtonte lekë, dhe thoshte më jepni 1 t’ju jap 2. Kush premton punë, iu jep pas dy gishta në bebet e syrit. Kur ke një punë vijnë edhe lekët. Shqiptarët kanë gabuar kur janë ndjerë të lodhur e të raskapitur. Që nga Haxhi Qamili, deri tek Sali Berisha, deri tek Xhaferri. Ai ka qenë momenti kur karakteri ynë nuk ka qenë aty. Na duhet forca e karakterit. E atij që ne ia tregojmë të huajve; shqiptarët kështu e ashtu,”-tha Rama.

Ndërkohë që gjatë paradites, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi takime në Përrenjas dhe Librazhd, ku edhe kërkoi mandatin e tretë, ndërsa nuk ngurroi që të sulmonte opozitën.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne tirane zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne tirane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll