Politike

E bëri sërish! Rama poston urimin e gabuar për Ramazan, i uron besimtarëve: Mbarësi për popullin e Egjiptit

13 Prill 2021, 17:08 Nga DOSJA
E bëri sërish! Rama poston urimin e gabuar për Ramazan, i uron

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim me urimin ndaj besimtarëve myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Sot, në rrjetin e tij social Facebook, ai ka shpërndarë një foto me shkrim arabisht, duke e shoqëruar edhe me një mesazh për të gjithë besimtarët. Por ka diçka që nuk shkon…

Kreshnik Osmani ka zbuluar se në foton e shpërndarë nga Rama shkruhet një urim për popullin e Egjiptit, të cilin kreu i qeverisë nuk e ka konfirmuar. 

Urimi i kryeministrit Rama-zonit për Ramazan! ”Mbarësi për popullin e Egjiptit”- shkruhet tek fotoja e kryeministrit! Kap nga Google dhe fut ne Facebook dhe as ia ka idene çfarë shkruhet. Duket qe edhe urimin e ka seriozisht! Iftarin ke Nusreti, amanet!,“-shkruan Osmani. 

Ky i fundit, duket se është njohës i mirë i gjuhës arabe, pasi ka studiuar në “Jinan University” në Liban.  Epo kryeministër, mend për herë tjetër të kontrollosh dy herë se çfarë shkruhet….

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama per ramazan edi rama edi rama per ramazan

Sondazh

Poll